Ballina Flash

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë

PRISHTINE, 24 nëntor/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Sipas Presidentes Osmani, prania e NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike.

Në takim me Admiralin Bauer, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMehmetaj: Buxheti 2025, rritje minimale për arsimin
Artikulli tjetërNjë vit pa mjeshtrin e madh të humorit, Zef Deda