Ballina Aktualitet

Maliq, aksident automobilistik me shtatë të plagosur

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:55, në afërsi të fshatit Pendavinj, Maliq.

Policia e Korçës njofton se, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” furgon, i drejtuar nga shtetasi I. M., dhe një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi B. C.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i furgonit dhe tre pasagjerë në këtë automjet, si dhe tre pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës përforcon kapacitetet e saj me automjete të reja
Artikulli tjetër80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Muzeu Kombëtar kujton operacionin historik të UNÇSH