Ballina Flash

Policia e Kosovës përforcon kapacitetet e saj me automjete të reja

PRISHTINE, 17 nëntor/ATSH/ Policia e Kosovës ka pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus, të cilat do të shërbejnë për mbështetje gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta duke siguruar transport efikas dhe të sigurt për efektivat policore në terren.

Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar përgjigje më të shpejtë në situata të ndryshme operative.Projekti i furnizimit me automjete të reja është hap i rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës dhe aftësive operacionale, duke kontribuar në realizimin e misioneve të Policisë së Kosovës për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në gjithë vendin tonë.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë dhe rendit publik, me qëllim ofrimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

/Kosovapress/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse nga fshati turistik
Artikulli tjetërMaliq, aksident automobilistik me shtatë të plagosur