Ballina Ekonomi

Balluku: Brenda pak javësh loti 1 i Unazës së Madhe të Tiranës gati për qarkullimin e automjeteve

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga inspektimi i punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, duke nënvizuar se ritmet intensive të punimeve po e çojnë projektin drejt përfundimit.

“Sikurse kemi premtuar, brenda pak javësh kjo vepër infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke finalizuar kështu një ndër projektet më komplekse, por shumë të rëndësishëm e të shumëpritur, jo vetëm për kryeqytetin,” deklaroi Balluku në postimin e saj.

Në lotin 1 po punohet pa ndërprerje, ditë e natë, për të siguruar finalizimin e një nyje kyçe infrastrukturore që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin urban të Tiranës.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Rama ndan foto nga aktivitetet e nxënësve
Artikulli tjetërLIBAN – Forcat ajrore izraelite sulmojnë sërish Bejrutin