Ballina Bota

BRUKSEL – BE do të sanksionojnë sërish Iranin për furnizimin e Rusisë me raketa balistike

BRUKSEL, 15 nëntor /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm të BE-së do të sanksionojnë sërish Iranin për furnizimin e Rusisë me raketa balistike – që po përdoren në luftën kundër Ukrainës, sipas një zyrtari të BE-së.

Masat e reja ndëshkuese vijnë pas paketës së parë të sanksioneve në tetor.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të konfirmojnë sanksionet e reja në një takim në Bruksel – ku do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen që Rusia po merr nga Koreja e Veriut, Kina dhe Irani.

Në tetor, ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan sanksione ndaj dy kompanive inxhinierike iraniane dhe tre linjave ajrore – “Saha Airlines”, “Mahan Air” dhe “Iran Air” – për transferimin e raketave në Rusi.

Detaje të mëtejshme mbi sanksionet e reja ndaj Iranit nuk janë zbuluar ende.

Paketa e fundit përfshinte ngrirjen e aseteve të mbajtura në Bashkimin Evropian, ndalimin e udhëtimit për personat e sanksionuar dhe ndalimin për të bërë biznes me organizatat e implikuara.

Ashtu si Irani, Bashkimi Evropian gjithashtu ka paralajmëruar Kinën gjatë luftës në Ukrainë për rrezikun e furnizimit të drejtpërdrejtë të pajisjeve ushtarake për Rusinë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra: Lehtësojmë qytetarët nga pritja
Artikulli tjetërRama ndan foton: Nëntor Dardhe