Ballina Flash

Bardhi: Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon

Gazment Bardhi - Kreu i Grupit Parlamentar të PD

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi sot se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, pasi sipas tij, paratë e qytetarëve abuzohen.

“Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/kWh. Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, sepse energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejt e ministres Belinda Balluku”, deklaroi Bardhi.

Ai kërkoi që kjo skemë të cilën e cilëson si kriminale të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK.

“Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo”, theksoi ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAjeti-tifozëve: Respektoni himnin çek dhe ekipin e Çekisë nesër në fushë 
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB-ja është e shqetësuar për rritjen e sulmeve ruse me dronë në Ukrainë