LOZANË, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Yoko Ono ka fituar një çështje ligjore që vërteton se një orë dore në pronësi të bashkëshortit të saj të vrarë, John Lennon, i përket asaj dhe jo një koleksionisti privat.
Gjykata e Lartë Federale e Zvicrës hodhi poshtë ankesën e koleksionistit, i cili e kishte blerë orën në ankand.
Ono i kishte dhuruar bashkëshortit të saj një orë dore “Patek Philippe” në vitin 1980 për ditëlindjen e tij të 40-të dhe i kishte gdhendur një deklaratë personale dashurie.
Lennon u qëllua dhe u vra në Nju Jork, dy muaj pas ditëlindjes.
Disa dekada më vonë, ora u shfaq në një shtëpi ankandi në Gjermani. Aty e bleu koleksionisti, por kur u përpoq ta vlerësonte në Gjenevë, Ono e zbuloi.
Koleksionisti donte të mbante orën për të cilën kishte paguar, me arsyetimin se e kishte blerë sendin me mirëbesim.
Megjithatë, gjykatat zvicerane vendosën kundër tij, duke përfshirë Gjykatën Supreme Federale të Zvicrës – gjykatën e shkallës së fundit.
Sipas Gjykatës, një shofer që kishte punuar për Ono kishte vjedhur orën. //a.i/






















