Ballina Ekonomi

BSH: Kreditimi rritje 16.8%, niveli më i lartë për më shumë se një dekadë

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Rritja vjetore e kredisë regjistroi nivelin 16.8% në tremujorin e tretë, duke shënuar dhe nivelin më të lartë të më shumë se një dekadë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ambienti pozitiv ekonomik e financiar, si dhe përqasja pozitive e bankave ndaj klientëve, ka sjellë një rritje të shpejtë të kredisë gjatë vitit 2024.

Sipas BSH-së, ashtu si dhe më parë, zgjerimi i kredisë vazhdon të nxitet nga kreditimi në lekë.

Ndërkohë vijon të jetë i orientuar drejt plotësimit të nevojave të bizneseve për investime dhe të individëve për blerje banesash.

Gjithashtu vëren Raporti i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme vijon të qëndrojë pranë niveleve minimale të më shumë se një dekade, duke ilustruar një cilësi të mirë e të qëndrueshme të saj.

Banka e Shqipërisë, vlerëson se rritja e kreditimit është një nga indikatorët që mbështet trajektoren pozitive te ekonomisë, teksa në prognozën e saj parashikon rritje të mëtejshme të qëndrueshme të aktivitetit ekonomik, shoqëruar me rritje të punësimit.

/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKSHI: E-Albania së shpejti me version komunikimi zanor dhe vizual në gjuhën shqipe
Artikulli tjetërBienalia e karikaturës në Tiranë, pjesëmarrës 255 karikaturistë nga e gjithë bota