Ballina Flash

Bienalia e karikaturës në Tiranë, pjesëmarrës 255 karikaturistë nga e gjithë bota

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/Në Bienalen e karikaturës “Niko Nikolla”, aktivitet që e ka futur Tiranën në hartën e karikaturës botërore, 255 karikaturistë nga 53 vende të botës prezantuan 709 punime.

Temë e parë ishte jeta, portreti i veçantë, kaçurrelat, ngjyrat politike dhe njerëzore të Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi, risitë që solli qeverisja dhe aktivizmi i tij politik në rajon dhe më gjerë.

Temë e dytë ishte bashkëjetesa me një të keqe të domosdoshme siç është teknologjia dixhitale, e cila në 20 vitet e fundit ka prekur 50% të popullsisë së botës së zhvilluar dhe ka transformuar shoqëritë.

Artistë nga gjithë bota, Kina dhe Ukraina, Brazili dhe Indonezia, Serbia dhe Kosova janë marrë me portretin e Abazoviç, në një lojë portretesh me një figurë që përcaktoi rotacionin në një vend historik si Mali i Zi.

Një juri ndërkombëtare me emra të shquar të karikaturës botërore dhe rajonale, kryesuar nga Bujar Kapexhiu, dekan i arteve vizive, Valentin Pavlov, karikaturist bullgar shumë i njohur, etj, ndau çmimet, në një aktikvitet të zhvilluar në sallën e televizionit shtetëror.

Në prani të drejtoreshës ekzekutive Flora Nikolla dhe jurisë u ndanë çmimet si vijon:

Çmimi “Familja Nikolla” iu dha Asier Sanz nga Spanja për portretin e Dritan Abazoviç.

Çmimi i parë shkoi për Wolter Toscano nga Peruja.

Ndërsa për temën “Të jetosh në një botë dixhitale”:

Çmimi i parë: Michel Moro Gomez nga Kuba Cuba

Gjithashtu u dhanë edhe tre çmime speciale për secilën kategori.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Kreditimi rritje 16.8%, niveli më i lartë për më shumë se një dekadë
Artikulli tjetërNations League, Strakosha e Fetai: Dy finale në shtëpi, duam vendin e parë në grup