Ballina Flash

1200 sportistë nga 43 shtete, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për Kadet dhe Fëmijë të Taekwondo-së

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kampionati Evropian për Kadet dhe Fëmijë i Taekwondo-së i mbajtur në Tiranë ka përfunduar me sukses.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi se, në këtë kampionat që u shënua edhe një rekord i pjesëmarrjes me 1200 sportistë nga 43 shtete, u zhvilluan ndeshje me shumë nivel.

Turqia për Kadet dhe Bullgaria për fëmijë ishin shtetet që morën rezultatet më të larta përgjatë ditëve të këtij aktiviteti.

Rezultati më i mirë për Shqipërinë u arrit nga Helena Passantino, që në finalen për peshën deri në 18kg, mundi sportisten bullgare dhe siguroi medaljen e Artë për Shqipërinë.

Ndërsa Darel Marku mori medaljen e argjendtë në kategorinë e fëmijëve.

Në ceremoninë e mbylljes i pranishëm ishte dhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, i cili vlerësoi punën e Federatës së Taekwondo-së, që në një hark të shkurtër kohor ka zhvilluar 2 turne të rëndësishëm Ndërkombëtarë në Tiranë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Ministri izraelit takohet me Blinken për situatën humanitare në Gazë
Artikulli tjetër20 specialistë të rinj të doganave, trajnim në Akademinë e Guardia di Finanza-s