Ballina Ekonomi

Mbi 2.5 milionë mjete në aksin Thumanë-Kashar, Balluku: Garancia nuk do të aktivizohet ndonjëherë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në segmentin Thumanë-Kashar kanë kaluar mbi 2.5 milionë mjete.

Në diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Balluku deklaroi se garancia për koncesionarin për kalimet nuk do të aktivizohet ndonjëherë.

“Numri i automjeteve që ka kaluar atje nga 28 qershori deri më 30 shtator ka arritur mbi 2.5 milionë. Garancia nuk do të aktivizohet ndonjëherë atje. Shqipëria vetëm do të përfitojë, pasi do të marrë edhe taksën e koncesionit”, tha Balluku.

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, prej 21 kilometrash, autostradë e kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj, Lekaj – Fier, dhe Milot – Balldren u hap për qarkullim në fund të muajit qershor. Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: PD nuk ka pasur vendim për bojkot të parlamentit, mosbindja civile vazhdon
Artikulli tjetërATHINË – Gerapetritis: Marrëdhëniet greko-turke po normalizohen