Ballina Bota

SHBA – Harris pranon humbjen dhe uron Trumpin për fitoren

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij, tha një këshilltar i kandidates demokrate.

Zëvendëspresidentja, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, ”diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit”, sipas këshilltarit.

”Ajo i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve”, shtoi këshilltari, i cili kërkoi të mbetej anonim./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – DASH vendos sanksione kundër një entiteti dhe një individi, pjesë e rrjetit të Dodik
Artikulli tjetërDenaj në Bolonjë: Ekspertiza e Italisë për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme