Ballina Aktualitet

Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të të SHBA

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot Donald Trump, për fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një mesazh urimi në rrjete sociale, Rama u shpreh se mezi pret privilegjin e madh të punojë me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama në mesazhin e urimit.

Ish-Presidenti Trump ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme – që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.

Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – Modi i dërgon Trump ‘urimet më të përzemërta’ pas fitores në zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërMalaj: Ulje e informalitetit, 731 465 persona të punësuar deri në fund të shtatorit