Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Përplasjet e para me ushtarët koreano-veriorë hapin një faqe të re destabiliteti në botë

KIEV, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Përplasjet e para me ushtarët e Koresë së Veriut hapin një faqe të re të destabilitetit në botë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Së bashku me botën, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që ky hap i Rusisë për të zgjeruar luftën, për ta lënë me të vërtetë të përshkallëzohet, është një dështim”, theksoi ai.

“Dua të falënderoj të gjithë ata në botë që reaguan ndaj vendosjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi. Dhe që reaguan jo vetëm me fjalë, por edhe duke përgatitur veprimet e duhura për të mbështetur mbrojtjen tonë këtu në Ukrainë”, shtoi Zelensky.

”Terrori, për fat të keq, mund të përhapet si një virus kur nuk ka një reagim të mjaftueshëm. Tani, reagimi ynë duhet të jetë i fortë”, përfundoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj në Bolonjë: Ekspertiza e Italisë për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme
Artikulli tjetërPorti i Durrësit, 644 592 pasagjerë në janar-shtator