Ballina Bota

SHBA – Publikohet një video e rreme e mashtrimit zgjedhor në Arizona

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një video e rreme rreth mashtrimit të pretenduar zgjedhor në Arizona, për të cilën FBI thotë se ishte prodhuar nga hakerë të lidhur me Rusinë, u publikua nga një organizatë e lidhur me të ashtuquajturën “fabrika e manipulimeve”, një organizëm famëkeq që synoi edhe zgjedhjet në SHBA të vitit 2016.

Kjo u deklarua nga Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Sekrete dhe Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, në një deklaratë të raportuar nga CNN.

Videoja u krijua dhe u publikua nga i ashtuquajturi Fondacioni për Betejën Kundër Padrejtësisë (i njohur si R-FBI), një grup që e paraqet veten si një organizatë që mbron “të drejtat e njeriut” dhe u shpërnda në X nga presidentja e saj, Mira Terada.

Llogaria është pezulluar që prej ditës së djeshme, por videoja është shikuar mbi 230 000 herë.

Sipas një hetimi të CNN, R-FBI ka lidhje me një rrjet dezinformues rus të njohur si ”Storm-1516”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump apo Harris? Votuesit pranë një vendimi përfundimtar në zgjedhjet historike presidenciale
Artikulli tjetërStrategjia antikorrupsion, Pirdeni: Për herë të parë një objektiv që adreson integritetin e biznesit