Ballina Flash

Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit

PRISHTINE, 5 nëntor/ATSH/ Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë se në fushën e sportit po bëhet një reformë e thellë ligjore. Në fakt, sot është mbajtur edhe tryeza e gjatë e sportit në të cilën me përfaqësues të federatave sportive në Kosovë po diskutohet për ndryshimet ligjore në sport.

“Tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit. Kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend”, ka shkruar Osmani në “Facebook” /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova e Luksemburgu me marrëveshje për mbështetjen e sektorit privat
Artikulli tjetërParku Kombëtar Lurë – Mali i Dejës, u mbollën 11 470 fidanë pishë e zezë gjatë këtij viti