Ballina Flash

Amerikanët në Kosovë presin proces zgjedhor demokratik në SHBA

PRISHTINE, 4 nëntor/ATSH/ Shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë presin një proces zgjedhor demokratik në Shtetet e Bashkuara. Atje nesër votohet për presidentin e ri ndërkaq sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë.

Për zgjedhjet presidenciale, kandidatë janë Kamala Harris nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane. Aaron Sybrant tash e 20 vjet jeton me familje në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Megjithatë, ai tregon për KosovaPress se nuk kanë dashur të mungojnë në këtë proces zgjedhor të cilin amerikanët po e konsiderojnë historik.Ndërkaq, për Caleb Chesnut është hera e tretë që voton nga Kosova për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Amerikani i cili jeton në Orllan tash e dy dekada, tregon për KosovaPress kandidatin e tij të preferuar për president.

Kamala Harris është zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e demokratit Joe Biden.Ndërkaq, Trump ishte president i SHBA-së në periudhën 2017-2021.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova dhe Luksemburgu memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e sektorit privat
Artikulli tjetërBettel: Të jesh anëtar i BE-së nuk është sprint, është maratonë, është rrugë e gjatë