Ballina Aktualitet

PD: Ngjarja në Shkodër, dëshmi e situatës dramatike në vend

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu në një deklaratë për mediet nga selia blu, tha se ngjarja në Shkodër tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.

Balliu u shpreh se ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kundër korrupsionit dhe kundër krimit.

“Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, përfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë”- tha Balliu.

Sipas Balliut, “për policinë mafia nuk është armik, por është aleat”.

“Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit shqiptar, i bën thirrje ndërgjegjes sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues”- tha Balliu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria në luftën kundër dezinformimit, seminar për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit
Artikulli tjetërBRUKSEL- Varhelyi: Arritje, hapja e grup-kapitujve të parë me Shqipërinë