BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dërguar ngushëllimet e saj Spanjës pas vdekjeve të fundit të shkaktuara nga stuhitë e dhunshme, duke i përshkruar humbjen e jetëve si “shkatërruese”.
“Fshatra të tëra janë të mbuluara me baltë. Njerëzit që kërkojnë strehim te pemët dhe makinat, të rrëmbyera nga furia e ujërave”, theksoi von der Leyen.
“Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën. Mijëra janë të zhvendosur. Prandaj, mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre, por edhe me ekipet e shpëtimit’’, theksoi ajo.
Von der Leyen theksoi se ‘’Bashkimi Evropian ishte i gatshëm të ndihmonte në koordinimin e ndihmës humanitare dhe po ofron mbështetje me imazhe satelitore’’./ /os/






















