Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/10/2024

OTAVA (Kanada) – Konferenca e Ministrave të Jashtëm mbi dimensionin njerëzor të formulës së paqes prej 10 pikash të Ukrainës.

ARLINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mban një fjalim mbi diplomacinë amerikane në agimin e një epoke të re.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Prezantimi i buxhetit nga kancelarja e Thesarit, Rachel Reeves.

FRANCË – Kinema – Publikimi në Francë i “Anora”, Palma e Artë 2024.

LISBONE (Portugali) – Parlamenti debaton dhe voton në lexim të parë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) – Dënimi i Erik Fleming, ndërmjetës në vdekjen e aktorit Matthew Perry nga mbidoza me ketaminë.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Joe Biden mban një takim për mbështetjen për institucionet hispanike.

HARRISBURG (Shtetet e Bashkuara) – Kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris flet në një takim elektoral.

ROCKY MOUNT (Shtetet e Bashkuara) – Takim elektoral i kandidatit republikan Donald Trump në Karolinën e Veriut.

GREEN BAY (Shtetet e Bashkuara) – Takim elektoral i kandidatit republikan Donald Trump.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pret homologun e tij koreano-jugor, Kim Yong-hyun, në Pentagon.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi akuzat për praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi.

LONGUEUIL (Kanada) – Agjencia Kanadeze e Hapësirës prezanton roverin e radhës hënor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 30 tetor 2024
Artikulli tjetërNdërhyrje në murin rrethues të kalasë së Lezhës