Ballina Flash

Parandalimi i përmbytjeve, Prefektja e Shkodrës Angoni takim me Komisionin e Mbrojtjes Civile

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni zhvilloi sot një takim me Komisionin e Mbrojtjes Civile në nivel qarku (KMCQ), ku u analizua situata e zjarreve dhe marrja e masave për përballimin e situatave sezonale në vijim.

Gjatë takimit u shqyrtua puna e kryer gjatë sezonit veror nga strukturat e Emergjencave Civile.

Diskutimi u përqendrua në parandalimin e përmbytjeve, përmirësimin e infrastrukturës, përgatitjen e kapaciteteve të reagimit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për të mbrojtur qytetarët dhe komunitetet.

Drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit e bashkive vunë në dukje se përgatitjet vazhdojnë, duke u shoqëruar me një koordinim të mirë në punën që është realizuar dhe do të vazhdojë.

Të gjitha institucionet pjesë e KMCQ shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar maksimalisht dhe për të garantuar një përgjigje sa më efektive dhe të shpejtë ndaj emergjencave të këtij sezoni.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi nga jashtë vendit, KQZ vizitë studimore në Sarajevë 
Artikulli tjetërGJERMANI – Biden dekorohet me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës