Ballina Aktualitet

VanHorn takon Dumanin: SPAK nuk mund ta bëjë punën vetëm, duhet mbështetje nga institucionet e tjera

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur sot se VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm.

Sipas tyre, “SPAK dhe BKH duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet”.

“Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE”, thuhet në njoftim.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj takohet me kryebashkiakët amerikanë: Ndava projektet e rëndësishme të Tiranës
Artikulli tjetërBardhi letër Spiropalit: Kush dha urdhër për futjen e Policisë në Kuvend