Ballina Flash

Nuk arriti të lindë në maternitet nga bllokimi i rrugëve, Koçiu: Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Foshnja që erdhi në jetë në makinë për shkak se u bllokua rrugës për në maternitet për shkak të protestës, gëzon shëndet së bashku me nënën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha mëngjesin e sotëm se falë ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë.

Koçiu shprehu mirënjohjen për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet.

Mediet raportuan pasditen e djeshme se një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.

Mediet raportuan se radhët kilometrike e makinave në dhjetëra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

Pasi ka lindur foshnjën, gruaja u dërgua drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit! Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit
Artikulli tjetërRama sjell shembullin nga Saranda: Hotelerisë në turizëm mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet