Ballina Ekonomi

Rinis lundrimi i trageteve në të dyja anët e Adriatikut

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Pas njoftimit për shtyrjen e lundrimeve nga Porti i Durrësit drejt Barit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit mbrëmjen e djeshme, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë rinisur lundrimet në të dyja anët e Adriatikut.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se trageti “AF Francesca” ka lundruar drejt Barit ditën e djeshme rreth orës 23:30, ndërsa trageti “AF Francesca” ka rinisur lundrimin ditën e sotme nga Porti i Durrësit rreth orës 5:50.

Ndërkohë nga Porti i Barit kanë rinisur gjithashtu lundrimet mëngjesin sotëm rreth orës 7:00, nga ku është nisur trageti “Rigel III” i planifikuar për nisje mbrëmjen e djeshme.

Autoriteti Portual Durrës njofton se do të informojë udhëtarët për çdo zhvillim në orët në vijim.

/k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Koopman: Shqipëria pjesë e SEPA-s nga viti 2025
Artikulli tjetërMattarella pret drejtuesit evropianë të medias: Raportimi i së vërtetës, përgjegjësi për agjencitë e lajmeve