Ballina Aktualitet

Manja: 22,4 milionë lekë për kompensimin e 11 aplikantëve

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar shqyrtimin administrativ të 11 aplikimeve për kompensim.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se tashmë është publikuar lista e re e subjekteve që përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Ministri bëri të ditur se vlera e këstit që do të shpërndahet është 22 478 732 lekë nga fondi financiar për subjektet përfituese.

Shumat përkatëse do të transferohen në llogaritë bankare përfituese pas përfundimit të procedurave bankare në ditët në vijim, ndërkohë që lista e përfituesve është e disponueshme në faqen zyrtare të ATP-së.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Komiteti i Aushvicit: Fitorja e së djathtës ekstreme austriake një zhvillim alarmant
Artikulli tjetërHasani në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit global kundër ISIS