Ballina Aktualitet

Hasani në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit global kundër ISIS

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Pas javës intensive të nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka udhëtuar drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, nën kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në këtë aktivitet, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken parashikohet të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të 87 vendeve anëtare të Koalicionit për të trajtuar çështje me rëndësi në kuadër të luftës ndaj ISIS.

Takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës Kundër ISIS, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në orientimin, forcimin, bashkimin e përpjekjeve globale, dhe një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar ndaj këtij shqetësimi, me të cilin përballen shoqëritë e vendet.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: 22,4 milionë lekë për kompensimin e 11 aplikantëve
Artikulli tjetërÇmimet e edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival