Ballina Flash

Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për FA-të

TIRANË, 22 shtator/ATSH/- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaron se po vijojnë me investimet për modernizimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura.

Vengu bën me dije se fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej po rindërtohet me standardet më moderne.

“Investim që përmirëson kushtet për përgatitjen fizike të personelit dhe është pjesë e angazhimit  për modernizimin e Forcave të Armatosura”, thekson ministri krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Franca shpall qeverinë e re, por perspektiva mbetet e paqartë
Artikulli tjetërRama: 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam”