Ballina Flash

Viti Mbarëkombëtar i 80-vjetorit të Çlirimit, aktivitet përkujtimor në bibliotekën “Musine Kokalari”

TIRANË, 18 shtator/ATSH/-Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”, Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Ushtarake, organizoi një aktivitet përkujtimor në bibliotekën “Musine Kokalari” në Tiranë.

Tema e këtij aktiviteti ishte: “Rreth historikëve të Brigadave Sulmuese të krijuara në shtator 1944”, duke vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të figurave historike në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në këtë diskutim folën prof. asoc. dr. Bernard Zotaj, Gani Elezi, Ledio Xhoxhi, Hysni Mullalli, Vjollca Trebicka. 

Aktiviteti përkujtimor kontribuoi në ruajtjen e kujtesës kolektive për sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar.

Qeveria ka miratuar projektvendimin për shpalljen e 2024-ës, si viti mbarëkombëtar i festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit dhe gjithashtu ngritjen e Komisionit Shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e Çlirimit. Në kuadër të tij po organizohen aktivitete te shumta artistiko-kulturore.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIniciativa SHBA-Karta e Adriatikut, Kingji: Bashkojmë përpjekjet për një të ardhme të sigurt
Artikulli tjetërKAJRO – Blinken mbërrin në Kajro për bisedimet e armëpushimit në Gaza