Ballina Bota

FOKUS – OKB: Izraeli pushon luftimet në Gaza për për të lejuar vaksinimin ndaj poliomielitit

NJU JORK, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Izraeli ka rënë dakord të lejojë pauza të kufizuara ditore në luftimet në Rripin e Gazës për të lejuar një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit, deklaruan Kombet e Bashkuara.

Luftimet do të pushojnë në tre zona të territorit palestinez nga mëngjesi në pasdite për tre ditë rresht”, deklaroi një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH tha se fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit do të nisë më 1 shtator në Gaza qendrore dhe do të kryhet gjatë dy ditëve të ardhshme në Gazën jugore dhe veriore.

Pauzat ditore në luftimet për të lehtësuar vaksinimin e më shumë se 600 000 fëmijëve do të fillojnë në 6 të mëngjesit dhe do të përfundojnë midis orës 14:00 dhe 15:00.

Pas zbulimit të virusit të poliomielitit në ujërat e zeza të Gazës, vaksinat kundër sëmundjes u sollën në zonën bregdetare javën e kaluar, e cila po përballet me një rrethim të vazhdueshëm izraelit.

Kombet e Bashkuara po përpiqen të imunizojnë më shumë se 600 000 fëmijë në Rripin e Gazës kundër virusit në dy raunde vaksinash. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kompanitë gjermane pësuan humbje prej 267 miliardë euro nga sulmet kibernetike
Artikulli tjetërFOKUS – ”XConferenze” dëshiron të sfidojë ”Zoom” dhe ”Google”