Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 28 gusht 2024

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës e pasdite priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura. Fillimisht përgjatë ultësirës Perëndimore  më pas në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites vonë. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën jugperëndimore të Ultësirës Perëndimore e më pas pritet të prek pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme  me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në relievet kodrinore malore shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në orët e pasdites vonë reshjet humbasin intensitet e territor e më pas ndërprerje në të gjithë territorin.

Era pritet të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër          22/37 Diell re shi
Kukës 20/33 Diell re shi
Lezhë 21/36 Diell re shi
Dibër 16/30 Diell re shi
Durrës 22/35 Diell re shi
Tiranë 18/35 Diell re shi
Elbasan 21/35 Diell re shi
Berat 20/35 Diell re shi
Vlorë 21/33 Diell re shi
Korcë 16/28 Diell re shi
Gjirokastër 19/34 Diell re shi
Sarandë 22/35 Diell re shi

 

/a.f/

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCheck-in Fest në Gjirokastër, Kumbaro: Tri ditë kushtuar muzikës, aventurës, sporteve e kulturës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/8/2024