Ballina Ekonomi

Sezoni turistik, ARRSH punime mirëmbajtjeje në të gjitha akset kombëtare

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna për mirëmbajtjen në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra e të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar.

Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me grupet e mirëmbajtjes po punohet për riparimin dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara.

Gjithashtu po punohet për zëvendësimin e parmakëve mbrojtës të dëmtuar, prerjen e vegjetacionit në rrugë, pastrimin e rrugëve nga mbetjet urbane dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale.

Punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 60 mjekë janë larguar nga Kosova në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Artikulli tjetërMbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës deri në korrik