Ballina Bota

SHBA – Harris zgjedh guvernatorin e Minesotës Tim Walz si kandidat për zëvendëspresident

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/- Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Walz – si zëvendëspresidentin e saj, raportuan sot CNN dhe Washington Post.

Walz mundi Josh Shapiro, guvernatorin e Pensilvanisë dhe Andy Beshear, guvernatorin e Kentakit.

Dyshja Harris-Walz do të përballet me ish-presidentin republikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij, JD Vance, në garën e 5 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Ky është vendimi i parë i rëndësishëm i Harris – që kur ajo u bë kandidate e partisë së saj të qendrës së majtë.

Presidenti Joe Biden i dha fund kandidaturës së tij për rizgjedhje në korrik – dhe ia kaloi stafetën Harris.

Sondazhet e fundit kanë treguar se gara mes Harris dhe Trump është në nivel të barabartë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSveçla mbron aksionin për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë
Artikulli tjetërPAA: Himara dëshmoi se ende nuk bëjmë dot zgjedhje të lira