BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Platforma e ndarjes së videove në pronësi kineze, TikTok, është angazhuar ligjërisht të tërheqë përgjithmonë veçorinë e shpërblimeve TikTok Lite nga Bashkimi Evropian, njoftoi Komisioni Evropian.
Komisioni ka përfunduar hetimin e tij për funksionin e shpërblimit dhe ka mbyllur rastin e parë sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), një grup i fuqishëm ligjesh të BE-së që rregullojnë platformat e mëdha në internet.
Krahu ekzekutiv i BE-së ka nisur një hetim për TikTok Lite lidhur me shqetësimet mbi një veçori që shpërblen përdoruesit për shikimin e videove dhe ftimin e miqve për t’u bashkuar me platformën.
Komisioni donte gjithashtu që TikTok të demonstronte se ishte në përputhje me vlerësimin e rrezikut dhe rregullat e zbutjes për platformat e mëdha nën DSA kur prezantoi produktin./ /os/























