Ballina Ekonomi

Rama: Porti i ri i Durrësit e bën Shqipërinë pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e rajonit

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Sot u çel gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, Portit të Ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano, me kapacitete përpunuese të zgjeruara, për t’ju përgjigjur fluksit gjithmonë e në rritje.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së garës tha se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon dhe e bën atë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit.

“Ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon, ky port e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit. Ky port që do të lidhë në vijim tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë përmes hekurudhave që do të ndërtojmë dhe përmes dy porteve të thata që do të ndërtohen në Prishtinë dhe në Strugë praktikisht do të orientojë shumë flukse tregtare dhe shkëmbimesh që deri më sot janë jashtë rrezes sonë të influencës”, tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi parlamentar i PD-së kërkon 6 orë debat për ndryshimet në qeveri
Artikulli tjetërBegaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor