KIEV, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia ka goditur sërish objektet energjetike në Ukrainën fqinje me sulme me dronë dhe raketa gjatë natës.
Furnizuesi i energjisë ”Ukrenergo” njoftoi në Facebook se ishin prekur objektet në rajonet Zhytomyr dhe Chernihiv
Furnizimi me energji elektrike për familjet dhe industrinë në zonën e Zhytomyr u ndërpre përkohësisht, por u rikthye të premten në mëngjes.
Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia përdori 22 dronë dhe të paktën një raketë tip ”Iskander-M” në sulm.
Forcat e Mbrojtjes Ajrore thanë se kishin kapur 20 dronë./ /os/























