Ballina Aktualitet

Noka dhe Gjekmarkaj takime në Himarë në mbështetje të kandidatit të opozitës: Petro është biri juaj 

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndodhen në Himarë ku kanë zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie.

Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj janë shprehur se, Gjikuria është biri i kësaj zone dhe se duhet të votohet kundër plaçkitjes së Himarës nga pushtetit.

“Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës.
Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat. Ai do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, është shprehur gjatë takimeve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 75 mijë turistë vizituan Muzeun Etnografik të Krujës
Artikulli tjetërKROACI – Tre zyrtarë malazezë shpallen non grata për deklaratën e gjenocidit