Ballina Bota

FOKUS – BBC: Dje u anuluan 6855 fluturime në mbarë botën

LONDER, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjithsej 6 855 fluturime u anuluan dje në mbarë botën.

”Kjo shifër është 6.2% e të gjitha fluturimeve të planifikuara, raporton BBC.

”Megjithëse në një masë më të vogël, vazhdon të ketë efekte në të gjithë planetin. Ndërprerjet e fluturimeve vazhdojnë edhe sot në disa kompani.

”Në orën 10 të mëngjesit janë anuluar 1639 fluturime në të gjithë botën”, thekson gazeta britanike.

Ndër vendet më pak të dëmtuara nga problemet informatike ishte Kina. Në fakt, vendi nuk varet nga Microsoft si pjesa tjetër e botës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Të paktën 11 të vdekur nga shembja e urës në veriperëndim të Kinës
Artikulli tjetërBizneset, afat deri më 31 korrik për dorëzimin e pasqyrave financiare