Ballina Bota

SOFT NEWS – Ja pra që paska edhe dekret kundër… shiut!

PARIS, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Kryetari i bashkisë së Coulonces, një qytet i vogël normand në Orne, në veriperëndim të Francës, ka nxjerrë një dekret komunal “në mënyrë që shiu të ndalet”, me nëse është e mundur një dorë nga “përtej”, ndërsa fillimi i verës është veçanërisht i zymtë në rajon.

Në këtë dekret komunal të nënshkruar dhe të publikuar dukshëm në rrjetet sociale, “parashikohet që duke filluar nga data 15 korrik dhe më tej përgjatë muajve gusht, shtator dhe tetor, shiu të pushojë dhe atë ta zëvendësojë një erë e lehtë dhe një diell verbues” (?!).

Në vazhdim, neni 3 i dekretit shpjegon se “famullitarët, në pjesën veriore të Francës, do të thirren për t’u komunikuar dekretin dhe për rrjedhojë janë përgjegjës për zbatimin e tij”.

I pyetur nga AFP, Daniel Marrière, kryebashkiak i këtij fshati me 227 banorë, tha se ai “kurrë nuk kishte përjetuar mot si ky” në këtë kohë të vitit.

“Thashë me vete, tani është koha për t’i dhënë njerëzve një buzëqeshje të vogël,” shtoi ai duke thënë se mori shumë fjalë të mira nga banorët pas transmetimit të urdhrit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistrimet në arsimin profesional, Rama: 7 shkolla në qarkun e Tiranës me 17 drejtime
Artikulli tjetërIRAN – Teherani: Doktrina mbrojtëse nuk përfshin armë bërthamore