TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet britanike, ka finalizuar operacionin e koduar “Portat”. Sipas njoftimit të Policisë, në pikë kuftare Port Durrës, u sekuestruan 111,000 paund të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduar me vlerë 900 euro.
Sipas Policisë, dy shtetas, që transportonin paratë dhe mallrat me automjete me targa britanike, janë proceduar penalisht. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.
“Operacioni u realizua në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbimin e informacionit për emigracionin. Ky bashkëpunim ka mundësuar ngritjen e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin, e cila ka përfshirë Policinë Kufitare, autoritetet doganore, specialistët për Hetimin e Krimeve dhe ekspertët e kompanisë së skanimit S2, të koordinuar me përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të mjetit bizarke me targa britanike, drejtuar nga shtetasi N. V., 47 vjeç, u gjetën 111,000 paund të padeklaruara, të dyshuara me burim kriminal. Po ashtu, në një automjet tip “Audi” me targa britanike, drejtuar nga një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli, u gjetën mallra të kontrabanduar me vlerë rreth 900 euro.
Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë””, njoftoi Policia.























