Ballina Aktualitet

Manja: Shtohen 202 përkthyes të rinj zyrtarë

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Procesi i kualifikimit për përkthyesit zyrtarë është përmbyllur me sukses, duke shtuar 202 përkthyes të rinj në armatën e përkthyesve zyrtarë të Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur këtë arritje përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur përgëzimet e tij për fituesit.

“Armatës sonë të përkthyesve zyrtarë i janë bashkuar 202 të rinj të talentuar në 11 gjuhë të huaja. Ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në përparimin e proceseve tona integruese dhe në plotësimin e nevojave të sistemit gjyqësor,” shkroi Manja.

Kjo shtesë e re në ekipin e përkthyesve zyrtarë pritet të luajë një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në proceset integruese të vendit. Ministri Manja ka shprehur përgëzime të sinqerta për të gjithë fituesit e procesit të kualifikimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidojnë për ambasadorë, Malo dhe Kadia lirohen nga detyra
Artikulli tjetërSHBA, Balla pritet nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Michele J. Sison