Ballina Aktualitet

EURO2024, Policia e Shtetit në krah të Policisë gjermane për sfidën Shqipëri-Spanjë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Shqipëria sot përballë Spanjës luan aktin e fundit në grupin B, të Europanit “Gjermani 2024”. Edhe Policia e Shtetit është e angazhuar në mbarëvajtjen e rendit për sfidën vendimtare të kuqezinjve.

Policia e Shtetit ka ndarë pamje në rrjetet sociale nga patrullimi në aeroportin e Dyseldorfit, stacionin e trenit dhe në afërsi të stadiumit.

“Punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve të përbashkëta me kolegët gjermanë në qytetin e Dyseldorfit për garantimin e qetësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Spanjë, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.

Patrullat e përbashkëta, të përqendruara në aeroport dhe stacionin kryesor të trenit, kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve të shumtë që po mbërrijnë në qytet për të ndjekur ndeshjen”, njofton Policia e Shtetit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Kredi me zero interes për 45 profesionistë të mjekësisë
Artikulli tjetërIndeksi i Biznesit të AmCham: Trend në rritje ecuria e ekonomisë, investimet dhe klima e biznesit