Ballina Flash

F1 – Spanja stacioni i radhës

BARCELONE, 21 qershor /ATSH-AA/ – Spanja do të jetë organizatore e garës së dhjetë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 66 xhiro do të zhvillohet në pistën Barcelona-Catalunya me një gjatësi prej 4,6 kilometrash në qytetin e Barecelonës. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 23 qershor në orën 15:00.

Deri më tani piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen ka fituar 6 gara ndërsa pilotët Carlos Sainz dhe Charles Leclerc nga ekipi i Ferrarit, si dhe Lando Norris nga McLaren kanë nga një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 194 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 138

3. Lando Norris (Britani e Madhe): 131

4. Carlos Sainz (Spanjë): 108

5. Sergio Perez (Meksikë): 107

– Ekipet

1. Red Bull: 301

2. Ferrari: 252

3. McLaren: 212

4. Mercedes: 124

5. Aston Martin: 58     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj me socialistët e Laprakës: I shohim njerëzit në sy për premtimet e mbajtura
Artikulli tjetërEURO2024 – Zelensky uron ekipin ukrainas për fitoren kundër Sllovakisë