Ballina Flash

Koçiu: E rikonstruktuar tërësisht, Poliklinika e Specialiteteve në Durrës gati këtë sezon turistik

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Poliklinika e Specialiteteve në Durrës e rikonstruktuar tërësisht me mbështetjen e buxhetit të shtetit pritet të hapë dyert këtë sezon turistik.

Lajmi i u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila vizitoi mjediset e kësaj poliklinike.

Ministrja Koçiu tha se kjo poliklinikë mban peshën kryesore të ofrimit të shërbimit shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët, të cilët e kanë zgjedhur qytetin bregdetar gjatë sezonit të verës.

Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.

Një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Good Morning America”: Shqipëria – zbuloni mrekullitë natyrore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët
Artikulli tjetërInflacioni bazë, në nivelin më të ulët që prej vitit 2021