Ballina Aktualitet

Hasani me presidentin e Rumanisë: Të angazhuar për forcimin e sigurisë rajonale

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Bukuresht, duke takuar Presidentin e Rumanisë Klaus Lohannis.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani bën të ditur se dyja vendet janë të përkushtuara në forcimin e sigurisë rajonale.

“Vizita zyrtare në Rumani nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Hasani.

“Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, përfundon postimin e tij ministri Hasani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB mbështet marrëveshjen Izrael-Hamas të propozuar nga SHBA-ja
Artikulli tjetërFOKUS – Njohja e Palestinës nga Sllovenia vonohet me të paktën 30 ditë