Ballina Bota

BM – Parlamenti britanik shpërndahet përpara zgjedhjeve të 4 korrikut

LONDËR, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Parlamenti britanik u shpërnda zyrtarisht, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut.

Sondazhet më të fundit tregojnë laburistët si favoritë ndaj partisë konservatore aktualisht në qeveri.

Pas vendimit të papritur të javës së kaluar të kryeministrit Rishi Sunak për të thirrur zgjedhjet, të 650 vendet e parlamentit janë vakant.

Fushata zgjedhore pesëjavore për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, të cilët do të marrin vendet e tyre nga 9 korriku sapo ka nisur./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Korabi, një përrallë e bukur e bjeshkëve tona
Artikulli tjetërMashtrimi me kreditë, sekuestrohen llogaritë bankare në vlerë 10 milionë euro