Ballina Flash

Rama: Korabi, një përrallë e bukur e bjeshkëve tona

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga mali i Korabit, të cilin e cilësoi si një përrallë të bukur të bjeshkëve tona.

Parku natyror Korab-Koritnik është i preferuari i të pasionuarve pas ngjitjeve në male.

Një ndër shtigjet më të preferuara për turistët është Bele – Zbinec – Stanet e Pobregut, pjesë e këtij parku.

Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën që ofron ky liqen.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri (2751 m), ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvend, sot votohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për antikorrupsionin
Artikulli tjetërBM – Parlamenti britanik shpërndahet përpara zgjedhjeve të 4 korrikut