Ballina Bota

ART – Një pikturë e Monet shitet për 35 milionë dollarë

NJU JORK, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Piktura “Sheaf at Giverny” e gjigantit impresionist francez Claude Monet është shitur në ankand në Nju Jork për gati 35 milionë dollarë, deklaroi  agjencia e ankandeve  Sotheby’s.

Pas rënies së tregut botëror të artit në vitin 2023, shtëpitë kryesore të ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s nisën shitjet e tyre pranverore në kryeqytetin amerikan të artit dhe financës, në një klimë mjaft optimiste pas rezultateve të mira në Londër dhe Paris.

Sotheby’s, i cili i përket miliarderit franko-izraelit Patrick Drahi, njoftoi të mërkurën në mbrëmje shitjen online, me telefon dhe në zyrën e tij në Manhattan të rreth 50 pikturave të artit modern për 235 milionë dollarë.

Një nga pikturat më të shtrenjta, “Sheaf at Giverny” (1893) nga Claude Monet, u shit “në një luftë ofertash tetë minutëshe” për 34,8 milionë dollarë, tha një zëdhënëse e Sotheby’s.

Gjithashtu një vepër e anglo-meksikanes Leonora Carrington (1917-2011) theu rekordin e ankandit të artistit.

”Les Distractions de Dagobert” iu shit për 28,5 milionë dollarë një blerësi pas një ”beteje” prej 10 minutash./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërcënimet kibernetike dhe keqinformimi, Rama: Akademi digjitale ose fizike pranë Kolegjit të Europës në Tiranë
Artikulli tjetërMALI I ZI – Varhelyi: Oferta jonë ambicioze do të funksionojë vetëm kur rajoni të punojë së bashku me Tregun e Përbashkët Rajonal