Ballina Bota

RUSI – Lavrov: Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë, ne jemi gati

MOSKË, 13 maj /ATSH-ANSA/- Nëse vendet perëndimore duan të zgjidhin konfliktin ukrainas në fushën e betejës, Moska është gati, tha sot ministri i Jashtëm Sergei Lavrov duke folur në Këshillin e Federatës, senatin rus.

“Është e drejta e tyre, nëse duan të jenë në fushën e betejës”, tha Lavrov.

“Në konferencën e paqes që do të organizohet në Zvicër në qershor, vendet perëndimore duan ta trajtojnë Rusinë si një “nxënëse të keqe”, shtoi ai.

“Por nuk mund të flasësh me askënd kështu, sidomos me ne”, tha Lavrov.

“Vendet që do të takohen në Zvicër, ku Moska nuk është e ftuar, synojnë të sillen si “një këshill mësuesish” që veçojnë një student të keq, të vendosin gjithçka mes tyre dhe pastaj ta thërrasin dhe shpallin vendimin”, tha minstri rus. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ambasada e Shqipërisë hap aplikimet për mësues të gjuhës shqipe në Greqi
Artikulli tjetërBasha: Opozita duhet të fitojë betejën me veten