Ballina Aktualitet

Balla: Goditje grupeve kriminale të përfshira në migrimin e parregullt

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale theksoi se në fokus të punës së Policisë është goditja e grupeve kriminale të përfshira në  veprimtarinë e paligjshme të migrimit të parregullt.

Sipas Ballës, prej fillimit të vitit janë realizuar 15 operacione dhe ndaluar mbi 500 persona.

“Policia e Shtetit dhe FRONTEX po punojnë me përkushtim dhe këmbëngulje për parandalimin, identifikimin dhe adresimin e fenomenit të migrimit të parregullt ku përfshihen qytetarë nga vendet e treta”, shkruan Balla.

“Prej fillimvitit janë realizuar 15 operacione policore me mbi 500 persona të identifikuar/të trafikuar për hyrje ilegale në territorin e vendit tonë. Janë arrestuar/proceduar 45 shtetas të dyshuar për vepra penale të trafikimit të paligjshëm dhe vijojnë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese me fokus goditjen e grupeve kriminale të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, theksoi Balla.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Sendet e çmuara të divës italiane Gina Lollobrigida dalin në ankand
Artikulli tjetërBiblioteka Kombëtare, pjesë e aktivitetit në nder të arbëreshit të shquar Anselmo Lorecchio