PRISHTINË, 8 maj/ATSH/-Faqja zyrtare e presidencës dhe qeverisë së Kosovës u godit nga një sulmi kibernetik rus. Në reagimin e hakerave përmendet një fjalim i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës për mbështetje të mundshme ushtarake të Ukrainës.
“Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake”.
Në një postim në rrjetin social “X”, kryediplomatja e Kosovës shprehet se “Ukraina po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus dhe ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë, se hakerat rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve qendrore të Kosovës, të cilat gjatë ditës së martë nuk kanë qenë në funksion. Objektiv i sulmeve ishte faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës dhe Kryeministrisë, të cilat më pas janë rikthyer në funksion.






















